“Shumë më rëndë se herën e parë”, Fjoralba Ponari zbulon se riinfektimi...

“Shumë më rëndë se herën e parë”, Fjoralba Ponari zbulon se riinfektimi me Covid është shumë i dhimbshëm: Paskam qenë lule…

516
0

Mbrëmjen e djeshme, moderatorja Fjoralba Ponari ka treguar se është infektuar për herë të dytë me Covid-19. Ajo ka kryer testin, përgjigjen pozitive të të cilit e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale. “Pyetje: Sa janë shanset nga 0 në Fjoralbë të riinfektohesh me Covid-19?”- shkruan ajo.

Sigurisht, ndjekësit janë bërë merak, ndaj moderatorja ia ka dhënë mundësinë e një bashkëbisedimi në Instagram.

Menjëherë Fjoralbën e kanë pyetur për shëndetin dhe simptomat, ndërsa ajo ka treguar se po vuan më shumë se herën e parë.

 

“Si po e kalon Covid-in? A është më e lehtë me antitrupat?”– e pyet dikush.

 

“Jo kur ke Covid 2.0. Keq shumë kësaj radhe. Temperatura, mungesa e shijes apo kolla paskan qenë lule krahasuar me dhimbjen e kockave që po heq kësaj radhe.” – shkruan ajo, e cila tregon edhe simptomat:

 

“Tension i ulët (që s’më ka ndodhur kurrë) dhe humbje e balancës ( e justifikova me pagjumësinë dhe lodhjen në punë), më bënë të kisha dyshime, por prap më dukej e vështirë duke pasur parasysh që e kisha kaluar dhe sa e kujdesshme kam qenë. Pikat mbi “i” i vuri temperatura në darkë dhe dhimbja therëse e kockave.”

 

Fjoralba ka treguar se kanë kaluar 7 muaj nga infektimi i saj i parë, gjatë verës së vitit që lamë pas.