Shullazi përplaset me ish-drejtorin e Policisë: Mbi cilat prova jam shoqëruar? Hodaj:...

Shullazi përplaset me ish-drejtorin e Policisë: Mbi cilat prova jam shoqëruar? Hodaj: Kam zbatuar ligjin

380
0

Vijon seanca gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda për çështjen e Emiljano Shullazit dhe kërcënimin ndaj rektorit Mynyr Koni. Në gjykatë kanë dëshmuar disa nga personazhet vip. Gjatë dëshmisë nga ish drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj ka pasur reagime dhe përplasje nga ana e Emiliano Shullazit. Shullazi kërkoi informacion nga Hodaj se mbi çfarë provash është shoqëruar dhe kush ja ka dhënë emrin e tij, por Hodaj tha se ka zbatuar ligjin. “Më jep shpjegim mbi cprova jam shoqëruar dhe kush ta ka dhëne emrin tim, ta kanë dhënë profesorët. Pse kushdo që mund të akuzojë dikë mund të shkojë në burg?”- tha Shullazi. Por nga ana e tij Hodaj tha se ka zbatuar rregullat dhe ligjin. Hodaj tha se është telefonuar nga Haki Cako dhe aty ka gjetur rektorin e kohës, Dhori Kule. Më është ngarkuar të shkoj tek Mynyr Koni për të marrë kontakt. Kur shkova ai ishte i tronditur. E shoqërova me makinën time në gardën e republikës. Më pas Koni është shoqëruar në komisariat ku ka bërë edhe kallëzimin për kërcënimin”- tha Hodaj. Ndërkohë profesori Dhori Kule tha se ishte me disa miqtë e tij kur 3 persona i janë afruar dhe njeriu prej tyre ka ulur xhamin duke i kërkuar të mos pengojë dorëheqjen e Mynyr Konit. “Dhori Kule tha se isha bashkë me dy miqtë e mi, kur 3 makina vijnë me shpejtësi të madhe dhe njëri prej tyre uli xhamin dhe më të mos pengoja dorëheqjen e Mynyr Konit. Nuk arrita t’i identifikoj. I pyetur nëse ka pasur ndonjë kontakt me Berishën, Kule mohoi të ketë pasur komunikim me Berishën. I pyetur nga Shullazi nëse i ngjante me personin që e ka kërcënuar, Kule tha se nuk e identifikonte dot”- tha Kule.