Shtyhet sërish seanca për Shullazin dhe grupin. Zela debat me gjyqtaren: Jep...

Shtyhet sërish seanca për Shullazin dhe grupin. Zela debat me gjyqtaren: Jep dorëheqjen, nuk garanton proces të drejtë

249
0

Shtyhet seanca për Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë. Në seancë u zhvilluan debate të ashpra midis të pandehurit Endrit Zela dhe gjyqtares Albana Boksi.
Zela i tha gjyqtares që ti po i imponohesh këtij procesi dhe do me çdo kusht të zhvillosh gjykimin. “Kam kërkuar dorëheqjen tënde, ti nuk na garanton një proces të drejtë dhe ligjor”, iu drejtua Zela gjykatëses.

Endrit Zela u shpreh se nuk pranon avokat të caktuar kryesisht por avokatin e zgjedhur prej tij, Bledar Shanja i cili nuk është paraqitur në seancë për shkak të konfliktit të interesit që ka me gjyqtaren Boksi.

Gjithashtu avokatja e caktuar kryesisht në këtë seancë Eralda Brahimasi u shpreh se nuk merr përsipër mbrojtjen e të pandehurit pasi është gjobitur më herët nga kjo gjykatë edhe pse kishte dorëzuar raport shëndetësor.

Trupa gjykuese e kryesuar nga Albana Boksi vendosi që kërkesa e avokates është jo ligjore dhe aspak profesionale dhe për këtë arsye do ta referojë si rast në dhomën kombëtare të avokatisë Tiranë për sjellje joprofesionale.