Shtyhet gjyqi ndaj Saimir Tahirit: Jam ministri më i mirë

Shtyhet gjyqi ndaj Saimir Tahirit: Jam ministri më i mirë

365
0

Shtyhet gjyqi ndaj ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Brenda sallës së gjyqit, Tahiri doli kundër këtij vendimi pasi tha se kishte dy vite që kërkonte drejtësi, mos më lini seancë çdo 15 ditë

 

“Unë këtë kërkova të mos ketë asnjë vonesë, procesi të shkojë para pa humbur kohë. Të kërkosh gjykim të shkurtuar nuk do të thotë të pranosh fajësinë. Unë e mendova dhe e mendoj që nuk ka nevojë të zgjatet asnjë seancë më shumë, nuk ka nevojë të zvarritet ky gjyq, ka shumë që të vazhdojë kështu”, tha Tahiri jashtë gjykatës, ndërsa theksoi se ishte ministri më jetë gjatë dhe më i miri.

 

Tahiri i ka mohuar akuzat dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Nën akuzë përveç ish-ministrit janë edhe tre ish-zyrtarë policie në Vlorë; Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila, të cilët janë në arrati.

 

Tre ish-zyrtarët e policisë po hetohen nën masën e ‘arrestit në burg, në mungesë’.