Lajme

Shtohen vranësirat dhe ulen temperaturat, njihuni me parashikimin e motit

By vizional

December 18, 2021

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga -5°C në 03°C, në zonat e ulëta nga 02°C në 09°C dhe në zonat bregdetare nga 04°C në 12°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 4 ballë.