Lajme

Shtohen problemet për Ronaldinhon, braziliani mund të qëndrojë më gjatë në burg

By vizional

March 18, 2020

Për këtë qëllim, hetuesit do të fillojnë të analizojnë skedarët dhe mesazhet në celularin e Ronaldinho dhe vëllait të tij, Roberto Assis.

PARAGUAI- Historia e Ronaldinhos në burgun e Paraguait, mund të shkojë më keq nga sa ishte parashikuar. Hetimi për ish-futbollistin ka hyrë në një fazë të re dhe sipas prokurorit përgjegjës të rastit, Osmar Legal, braziliani po hetohet për përfshirjen e tij në pastrimin e parave. Për këtë qëllim, hetuesit do të fillojnë të analizojnë skedarët dhe mesazhet në celularin e Ronaldinho dhe vëllait të tij, Roberto Assis.

Sipas prokurorit përgjegjës për rastin, Osmar Legal, marrëdhënia midis dy vëllezërve dhe Lopez, sipërmarrësit që menaxhoi vizitën e tyre dhe i cili i takoi ata gjatë mbërritjes në aeroportin Asuncion para se të arrestoheshin, është duke u hetuar.

Hipoteza jonë është që pasaportat false janë përdorur për qëllime komerciale ose për investime që nuk janë të ligjshme, por në të zezë. Kështu, Ronaldonhos do i duhet ende shumë kohë që të lirohet nga burgu, ndërsa sipas mediave braziliane, legjenda nuk po e përjeton aspak mirë qëndrimin aty dhe ka nisur të shfaqë shenja nervozizmi.