“Shto ujë, shto miell dhe shumë dashuri” Iva Tiço përkushtohet e gjitha për ditëlindjen e të dashurit gjerman

Në qoftë se ”lundron” për ca minuta në profilin në Instagram të Iva Tiços, është e pashmangshme ndjesia e përhumbjes mes fotografive nga udhëtimet e ndryshme dhe pjatave të shumta (me apo pa Rozmarinë brenda) apo fotografive nga udhëtimet e ndryshme. Gazetarja e njohur shqiptare është vazhdimisht aktive në rrjetin social më “IN” të momentit, ku herë pas here zgjedh të zbulojë edhe detaje personale, si për shembulll një tortë ditëlindjeje, nga ato që bëhen me shumë dashuri për një njeri që i mbush jetën me emocione, partneri i saj.

 “Dhëndrin e kemi nga Gjermania. Nuk ndihet përplasje kulturash sepse është ajo që kur vjen i duhuri ty nuk të prish asnjë punë. Më gjeti shumë të përgatitur, ajo që dija ishte mos u dorëzo, mos u sistemo, por prit fluturat në stomak, ose prit të duhurit. Fluturat në stomak ekzistojnë që ç’ke me të, unë atë po prisja ndaj nuk u sistemova gjithë këto vite, për të gjetur të duhurin.”-do të rrëfente ajo për “Wake up” para ca muajsh.

Dhe meqë tani “u sistemua”, Iva ka mundësinë t’i fitojë zemrën partnerit me një nga gjërat që di të bëjë po aq mirë sa gazetaria, gatimi. Dhëndri gjerman dje ka festuar ditëlindjen dhe sigurisht që s’mund të mungonte një tortë që Iva e ka bërë me shumë dashuri. Dhe nga rezultati në foto, ne mendojmë që “e ka qarë”.

 

 

 

“Një tortë ditëlindjeje, për t’i thënë “të kam zemër”. Kur e ke zemër dhe ai ka ditëlindjen dhe duhet të festoni vetëm të dy në shtëpi, sepse kështu ka qëlluar këtë vit, atëherë ia vlen një kek në formë zemre. Sigurisht me çokollatë. Këtë kisha menduar fillimisht, një kek të thjeshtë çokollate. Por pastaj shto ujë shto miell, doli një tortë e bukur si për ditëlindje fëmijësh. Miell dhe ujë nuk shtova fare, por një dozë dyfishe krem gjalpi me çokollatë dhe një shtresë të brendshme me reçel frutash pylli po njëherë…. Po ta kisha menduar që në fillim që do bëja një tortë të tillë, do kisha pjekur më vetë dy shtresat e kekut dhe nuk do t’i hidhja fryrës ëmbëlsirash. Por meqë ndërrova mendje rrugës dhe improvizova, ngela shumë e kënaqur me rezultatin (edhe pse jo chic, por fëminor). Sepse kur mbetesh mbyllur në shtëpi, mund të thuash “të kam zemër” edhe me një tortë të tillë, që të sjell shumë gëzim teksa e bën. Dhe shumë shije për nja dy ditë të mira, teksa e ha.” -shkruan ajo.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *