Aktualitet

Shtimi i rasteve me COVID, Komiteti i Ekspertëve: Situata paraqitet në nivel risku të shtuar

By vizional

November 23, 2020

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër ka bërë me dije se qytetarët që duan të lëvizin nga sot në drejtim të Malit të Zi duhet të kenë me vete përgjigjen e tamponit.  Ky rregull do të jetë i vlefshëm në javët në vijim deri në një urdhër të dytë. Vendimi është marrë në kuadër të masave që po vendosin vende të ndryshme pas shtimit të rasteve me Covid-19 në rajon.

 

Njoftimi i plotë

 

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër. Stacionet e Policisë Kufitare Hani i Hotit dhe Muriqan:

 

Njoftojmë të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Malit të Zi, se duke patur përgjigjen e tamponit të tyre, mund të lëvizin normalisht drejt vendit fqinjë.

 

Ky rregull do të jetë i vlefshëm për javët në vijim, deri në një urdhër të dytë, nga e hëna në të premte ora 22:00.

 

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.