Lajme

Shqiptarja nga Saranda, imazhi më i ri i kompanisë FIAT

By vizionc

September 14, 2019

Shqiptarja nga Saranda Ava, shfaqet si një super heroinë që përballet me kriminel, ndërsa në anën tjetër ajo është një vajza normale, por në një nga skenat e klipit thyen xhamin e makinës së të dashurit të saj.

Këngëtarja 24-vjeçare, Ava Max është një nga emrat më premtuesë të tregut muzikor botëror. Me dy hite në repertorin e saj, ajo është kthyer në një nga emrat më të njohur të shqiptarëve që na përfaqësojnë në botë.

Ndërkohë makina në fjalë është prodhimi më i fundit i “FIAT”, të cilët kanë vendosur që të mbështesin Ava Max. 24-vjeçarja nga Saranda është bërë imazhi më i ri i markës italiane, të cilët e prezantojnë atë si një nga këngëtaret më të mira të muzikës Pop.

“Një nga këngëtaret më të mëdha të pop-it ndonjëherë dhe një nga qytetet më në modë. Duket se diçka e mahnitshme do të ndodhë”, shkruan kompania “Fiat” në mbishkrimin e këtij postimi.

https://www.instagram.com/p/B2Q5VFPoq8b/?utm_source=ig_web_copy_link