Lajme

Shqiptari tentot të vjedhë dyqanin, vetëdorëzohet një ditë më pas në polici

By Vizion

September 18, 2016

Shqiptarët vihen sërish në qendër të vëmendjes së mediave të huaja. Këtë herë bëhet fjalë  për një shtetas kosovar, i cili një ditë më parë ka tentuar të grabisë një dyqan duke kërcënuar shitësen me një armë zjarri në mënyrë që ajo ti jepte paratë.

Menjëherë pas kësaj ngjarjeje kanë mbërritur me urgjencë forcat e policisë zviceriane të Ueken, Kantoni Aargau, por pa mundur dot që të arrestonin shtetasin kosovar.

Ndërkohë që ajo që ka çuditur autoritete vendase ka qenë vetëdorëzimi në polici i kosovarit, duke thënë tek sporteli se ai ishte personi që policia kërkonte.