Shqiptari nga Tirana bën të paimagjinueshmen, i infektuar me COVID-19 hyn lehtësisht...

Shqiptari nga Tirana bën të paimagjinueshmen, i infektuar me COVID-19 hyn lehtësisht në Itali për t’u kuruar nga mjeku që shëroi Berluskonin

190
0

Një shqiptar nga Tirana ka bërë një akt të paimagjinueshëm duke shkuar lehtësisht në Itali pa u kontrolluar edhe pse ishte i infektuar me COVID-19 për t’u kuruar nga mjeku që shëroi ish-kryeministrin Silvio Berluskon.

N.S, rreth 50 vjeç kishte rreth 10 ditë me simptomat e COVID-19 dhe vendosi të shkojë në Itali duke kaluar të gjitha barrierat e sigurisë dhe kontrolleve edhe pse ishte i infektuar.

 

Sipas mediave italiane, ai kërkonte mjekun Alberto Zangrillo, profesori i famshëm që shëroi Berluskonin që kaloi po ashtu COVID-19.

Më 11 dhjetor shqiptari mbërriti në një spital në Milano dhe stafi e pranoi për trajtim. Në Itali ky rast ka bërë të ngrihet alarmi pasi shqiptari edhe pse i infektuar me COVID-19 fluturoi normalisht nga Shqipëria në Itali, pa paralajmërim të autoriteteve, pa tampon, teksa afër kishte një numër të caktuar pasagjerësh në aeroplan, kontrollorë apo dhe shoferin e taksisë.