Shqiptari merr gradë në ushtrinë gjermane

Shqiptari merr gradë në ushtrinë gjermane

499
0

E shtuna ka qenë ditë e rëndësishme për karrierën e shqiptarit nga Kosova që jeton në Gjermani, Flamur Ramaj.

 

Kosovari me prejardhje nga Istogu ka arritur suksesin e radhës në Ushtrinë Gjermane duke u graduar si “Lejtnant”. Sipas mediave në Kosovë, parada graduese është mbajtur në qytetin e Hamburgut.

 

Ramaj ka vite që ndjek shkollimin ushtarak në “Helmut Schmidt”, ndërsa është i lidhur fort edhe me Kosovën.

 

Flamuri nuk është i vetmi i familjes Ramaj që ndjek me sukses misionin ushtarak. Pjesë e ushtrisë është edhe vëllai i tij, Shkëlqimi. Familjarët dhe miq ishin pranë tij për të ndarë me të këtë ditë të veçantë të karrierës së tij.