Aktualitet

Shqiptari kap gruan duke e tradhëtuar me kushëririn e tij, mediat italiane publikojnë rastin: Për 1 vit e gjysmë ai…

By vizional

October 05, 2019

Tradhtia e gruas kishte bërë që të niste gjithcka ka ndodhur deri më sot. Një vit e gjashtë muaj kërcënime dhe dhunë. Protagonistë të kësaj ngjarje janë një cift shqiptarësh, të cilët ishin prindër të dy fëmijëve.

 

Sic shkruajë sot mediat italiane, raporton Panorama, shqiptarët banonin në Brescia, e gjatë kësaj kohe, edhe fëmijët e tyre kanë përjetuar momente të tmerrshme gjatë dhunës që babai ushtronte ndaj të shoqes.

 

Por gjithçka kishte nisur pasi ishte zbuluar tradhtia e gruas me kushëririn e burrit të saj.

 

Një gjest që sipas asaj që raportojnë mediat italiane, ka bërë që burri i saj të mos e ndajë, por ta kërcënoje e dhunojë gruan. Por jo vetëm kaq, ka pasur kërcënime me vdekje edhe kundër kushëririt të tij.