Ekonomi

Shqiptarët pritet të jetojnë deri 78 vjeç, si renditemi në Europë

By vizional

July 26, 2019

Shqiptarët pritet të jetojnë mesatarisht deri në 77.9 vjeç, ku femrat pritet të jenë një jetëgjatësi 4 vjet më shumë sesa meshkujt, sipas të dhënave që janë publikuar nga Eurostat për pritshmërinë për të jetuar kur lind.

 

Në raport me vendet e tjera të rajonit, jetëgjatësia është më e lartë. Më e ulët është në Bullgari, Rumani (rreth 75 vjeç), Serbia (75.3), Maqedonia e Veriut (75.5), Mali i Zi (76.5), Kroacia (77.8).

 

Për femrat shqiptare, ky tregues është më i lartë sesa meshkujt, me gratë që janë pritshmëri për të jetuar deri në 80.1 vjeç dge meshkujt 76.4 vjeç.

Pritshmëria për të jetuar kur lind është numri mesatar i viteve që një fëmijë i porsalindur pritet të jetojë, duke pasur parasysh kushtet aktuale të vdekshmërisë dhe probabilitetit për të ndërruar jetë në çdo moshë.

 

Ndonëse në raport me vendet e rajonit, pritet të jetojmë më gjatë, kur krahasohemi me mesataren e Bashkimit Europian, jemi më poshtë, sidomos për gratë.

Pritshmëria për të jetuar kur lind në Bashkimin Europian u vlerësua në 80.9 vjeç në vitin 2017, duke arritur në 83.5 vjeç për gratë dhe 78.3 vjeç për burrat, me një diferencë prej 5.2 vitesh.

Shteti ku pritet të jetohet më gjatë në Europë është Spanja (83.2 vjeç), i ndjekur nga Zvicra dhe Italia (82.9 të dyja), Qipro (82.5), Franca (82.4).

Me gjatë femrat jetojnë në Spanjë (86.1 vjeç), ndërsa meshkujt në Zvicër (80.7)

 

Sipas Eurostat, në të gjitha shtetet anëtare pritshmëria për të jetuar kur lind është më e lartë për gratë sesa për burrat, megjithëse diferenca ndryshon në mënyrë të dukshme. Diferenca më e madhe mes dy sekseve është në Letoni (9.9 vjet), Lituania (9.8 vjet) dhe Estoni (8.8 vjet). Diferencat më të vogla janë në Suedi (3.3 vjet) dhe Holandë (3.2 vjet).

 

Edhe Shqipëria renditet mes vendeve që ka diferencë të ulët në jetëgjatësinë e pritshme es meshkujve dhe femrave, ku gratë pritet të jetojnë 4.1 vjet më shumë se burrat./Monitor