Shqiptarët nuk tremben nga Covid-19! Dynden rrugëve të Liqenit Artificial, Manastirliu bën...

Shqiptarët nuk tremben nga Covid-19! Dynden rrugëve të Liqenit Artificial, Manastirliu bën thirrje: Nuk po e merrni seriozisht rrezikun

312
0

Pavarësisht rritjes së personave të infektuar me koronavirus dhe shtimit të numrit të viktimave, qytetarët shqiptarë duket se nuk tremben.

 

Gjatë ditës së sotme janë publikuar disa foto ku shihet një grumbull i madh njerëzish që po shëtisin tek Liqeni Artificial në Tiranë.

 

Pamjet i ka ri postuar edhe ministrja Ogerta Manastirliu, e cila u bën thirrje qytetarëve që të jenë të ndërgjegjshëm dhe të respektojnë masat e vendosura anti-covid.

 

Postimi i plotë:

 

Të dashur qytetarë,

 

Kjo pamje do të ishte e zakonshme në një kohë tjetër. Në një kohë normale. Pa pandemi.

 

Pamje si kjo tregojnë që nuk po e marrim seriozisht rrezikun që sjell mos zbatimi i rregullave të vendosura.

 

Virusin e parandalon kujdesi në sjelljen e gjithësecilit, e parandalon përgjegjshmëria qytetare në këtë kohë pandemie që vjen një herë në 100 vjet.

 

Ne do të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën, duke vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet tona, në shërbim të mbrojtjes së jetës nga virusi i rrezikshëm.

 

Por duhet të kuptojmë se burimet përballë pandemisë nuk janë të pafundme. Nuk janë të tilla për asnjë shtet të botës.

 

Askush nuk e do kufizimin e mënyrës së të jetuarit. Por një pyetje e arsyeshme, që gjithësecili prej nesh duhet t’ia bëjë vetes në këtë kohë sfiduese për mbarë globin është:

 

Çfarë po bëj për ta shmangur rrezikun? Çfarë po bëj për të mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur, nga ky virus i rrezikshëm?

 

Në luftë përballë #Covid19, ne kemi ato armë dhe mjete që po përdor sot e gjithë bota, por që jo të gjithë po i përdorim.