Aktualitet

Shqiptarët me video interesante për aktorin që i paraqiti keq në filmin e njohur

By vizional

February 23, 2019

Videoja është e lidhur me filmin ‘Taken’, ku aktori Liam Neeson ka probleme me shqiptarët.  Kryeministri shqiptar, Edi Rama në prag të Samitit të Diasporës ka publikuar një video interesante, ku thërret aktorin e njohur, Liam Neeson që ta vizitoi Shqipërinë.  Në videon e publikuar ka fytyra publike dhe njerëz të thjeshtë që reklamojnë perlat e turizmit shqiptar.  Videoja është e lidhur me filmin ‘Taken’, ku aktori Liam Neeson ka probleme me shqiptarët.  Aktorit në film i kidnapohet vajza nga personazhit Marko nga Tropoja, që luhet nga aktori Arben Bajraktaraj.  Përkundër që shqiptarët paraqiten si mafioza në këtë film, aktori Liam Neeson në intervista i ka lavdëruar shqiptarët.  Në fund të videos, aktori Arben Bajraktaraj i thotë Liam Neesonit: “Siç të thashë shoku im i dashur, shtëpia e një shqiptari i përket Zotit dhe mysafirit. Mirë se vjen”