Shqiptarët e Amerikës organizojnë protestë anti-Soros përpara Shtëpisë së Bardhë

Shqiptarët e Amerikës organizojnë protestë anti-Soros përpara Shtëpisë së Bardhë

434
0

Një grup shoqatash nga komuniteti shqiptar në Amerikë, me iniciativë të shoqatës ‘Vatra’ dega në Michigan, kanë lajmëruar se me datë 7 korrik në orën 12:00 të mesditës do të zhvillojnë një protestë anti-Soros para Shtëpisë së Bardhë.

 

Organizatorët bëjnë me dije se do të protestojnë kundër instalimit të diktaturës dhe shtetit monist në Shqipëri, ku një Parti e vetme, ajo socialiste, e cila sipas tyre ka uzurpuar të gjithë institucionet, përfshirë dhe Drejtësinë. Kështu organizatorët denoncojnë pushtetin absolut, korrupsionin, vjedhjen e votave si dhe mungesën e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut.

 

Kujtojmë se presidenti Meta dhe ish kryeministri Berisha kanë bërë deklarata kundër filantropit Soros duke e akuzuar këtë të fundit për një komplot  ndërsa një ditë më pas opozita e bashkuar do të organizojë protestën e dhjetë kombëtare.

 

Postimi i plotë i shoqatës ‘Vatra’ në SHBA:

 

7 KORRIK, E DJELE, ORA 12.00 P.M.

 

PROTESTE PARA SHTEPISE SE BARDHE

 

VATRA NE MICHIGAN, NE PËRKRAHJE TË PROTESTËS PARA SHTËPISË SË BARDHË

 

Të Dielën, 7 Korrik 2019, në orën 12.00 .A.M. para Shtëpisë së Bardhë në Ëashington .D.C. një grup shoqatash nga komuniteti shqiptar në Amerikë do të protestojnë kundër instalimit të diktaturës dhe shtetit monist në Shqipëri, ku një Parti e vetme, ajo socialiste, ka uzurpuar të gjithë institucionet, përfshirë dhe Drejtësinë. Organizatorët i kanë bërë thirrje degës së Vatrës në Michigan, që të bëhet pjesë e kësaj proteste, e cila ka në fokusin e saj denoncimin e pushtetit absolut, korrupsionit, vjedhjes së votave, mungesën e Lirive dhe të Drejtave Njerëzore.

 

Organizatorët kanë thënë se: Të Dielën me 7 Korrik, ora 12 e mesditës, “do të bëjnë një tubim para Shtëpisë së Bardhë ku do ti kërkohet presidentit Donald Trump të shpëtojë Shqipërinë nga spiralja e frikshme e kaosit ku është futur, ne do të tubojmë per të kërkuar dhe njëherë lidershipin e Presidentit te SHBA për Shqipërinë.Ti kërkojmë Presidentit Trump të mos lejojë segmente të Fondacionit Soros që të rikthejë komunizmin në Shqipëri!”

 

Dega e Vatrës në Michigan ka publikuar në rrjetet sociale deklaratën e saj të mëposhtme:

 

Deklarate : Dega e Vatres Michigan, eshte ftuar nga komuniteti Shqiptare dhe nga disa shoqata, per te marre pjese ne protesten paqsore para Shtepise te Bardhe ne Ëashington DC.

 

Protesta organizohet kete te diele me daten 7 Korrik 2019, ne oren 12 te mesdites, kunder rregjimit neo komunist, qe po instalohet ne Shqiperi, te cilet nuk po pyesin me , as per Kushtetute, as per president as per opozite dhe as per popull. Dega e Vatres Michigan i ben thirrjes gjithe antareve te Vatres kudo qe ndodhen, ti bashkangjiten kesaj proteste kunder oligarkise dhe pushtetit krimit ne Shqiperi.

 

Zoti i bekofte gjithe Shqiptaret kudo qe jane.

 

Zoti i bekofte Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

 

Per Degen e Vatres Michigan

 

Kryetari

 

Mondi Rakaj