‘Shqipëria shpëtoi nga përplasja civile’, Meta publikon VIDEON nga votimi në grup:...

‘Shqipëria shpëtoi nga përplasja civile’, Meta publikon VIDEON nga votimi në grup: Tani më duhet të ‘shpik’ një dekoratë të re

341
0

Presidenti Ilir Meta ka publikuar një video nga procesi zgjedhor i ditës së djeshme, ku në disa qendra, votimi bëheshe në grup.

 

Meta ka uruar të gjithë qytetarët që iu larguan dhunës dhe konfrontimit duke respektuar në mënyrë qytetare njëri-tjetrin, pavarësisht nga qëndrimi ndaj votimeve.

 

‘Shqipëria shpëtoi nga kurthi i përplasjes civile, ndaj i falënderoj nga zemra të gjithë shqiptarët që nuk ranë viktimë e retorikës konfrontuese të liderëve të papërgjegjshëm, që përmes nxitjes së dhunës duan të fshehin skandalet dhe llogaridhënien e tyre’, shkruan Meta.

 

Presidenti shprehet se tani i duhet të ‘shpikë’ një dekoratë të re, që sipas tij, me ndihmën e Kuvendit socialist do miratohet, atë të ‘Heroit të votave socialiste’.

 

‘Përsa i takon tejkalimeve të planit në votimet socialiste, asnjë surprizë nuk kisha.

Tani me duhet të “shpik” një dekoratë të re, që besoj me ndihmën e Kuvendit socialist do miratohet, atë të “Heroit të votave socialiste”, shkruan Meta.

 

Reagimi i plotë:

 

Urime të gjithë qytetarëve që dje iu larguan konfrontimit dhe dhunës duke respektuar në mënyrë qytetare njëri-tjetrin, pavarësisht nga qëndrimi ndaj votimeve socialiste të thirrura nga kryeministri Rama.

 

Shqipëria shpëtoi nga kurthi i përplasjes civile, ndaj i falënderoj nga zemra të gjithë shqiptarët që nuk ranë viktimë e retorikës konfrontuese të liderëve të papërgjegjshëm, që përmes nxitjes së dhunës duan të fshehin skandalet dhe llogaridhënien e tyre.

 

Përsa i takon tejkalimeve të planit në votimet socialiste, asnjë surprizë nuk kisha.

Tani me duhet të “shpik” një dekoratë të re, që besoj me ndihmën e Kuvendit socialist do miratohet, atë të “Heroit të votave socialiste”.

 

Për të shijuar rikthimin e kohës së votimeve kolektive, ju ftoj të ndiqni edhe këtë video