Shqipëria nën pushtetin e ujit, mijëra hektarë tokë të përmbytura, akse rrugore...

Shqipëria nën pushtetin e ujit, mijëra hektarë tokë të përmbytura, akse rrugore të bllokuara dhe mungesë e energjisë elektrike në shumë zona

246
0

Lezhë: Zgjerohet harta e përmbytjeve

 

Sipërfaqja e tokave nën ujë në qarkun e Lezhës është në total momentalisht 4 mijë e 300 hektarë.

 

Kjo ka bërë që disa fshatra e rrugë të bllokohen, duke rrezikuar dhjetëra fëmijë e mësuesë të ngelen pa shkuar në shkollë.

 

44 fëmijë në Malecaj dhe mësuesi në Ungrej hasin vështirësi prej rrugëve të përmbytura apo shembura, duke rrezikuar për të shkuar në shkollë.

 

Po ashtu dhjetëra fëmijëve të tjerë u pamundësohet mësimi për shkak se banesat e tyre janë nën rrethimin e ujit.

 

Niveli i Drinit po shkon në pikën kritike, nga ku nga çasti në çast mund tè dalë nga shtrati.

 

Në qytet nuk ka patur përmbytje.

 

Pa energji elektrike dhe nën pushtetin e ujit e kan kaluar natën fshatrat e njësive vendore të fushës së Zadrimës.

 

Vlorë: Informacion për situatën në qarkun Vlorë sot datë 11.01.2021.

 

Situata në Vlorë është konkretisht e qetë. Gjatë natës dhe aktualisht në territorin e qarkut ka pas reshje me intesitet te ulët dhe mesatar.

 

Niveli i Hidrometrave të Vjosës në orën 20:00 ishte si më poshtë: Permeti  3 m; Memaliaj  4 m

 

Ura e Mifolit 5.5 m ora 07:30.

 

Vihet re një ritje e nivelit te Vjosës por që nuk paraqet problem për momentin.

 

Duke qenë se për momentin nuk ka shkarkime nga Hec-et, hidrovoret janë në gjendje pune. Gjendja shfaqet e qëndrueshme, pa sipërfaqe dhe banesa të përmbytura, ndërkohë që i vetmi aks problematic mbetet ai Himar-borsh, ku për shkak të rrëshqitjeve të dherave, vijon qarkullimi vetëm me një sens.

 

Shkodër:

 

Sipas Bashkisë, Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.36m.(Kuota max 6.30 m). Hidrometri i Liqenit të Shkodrës shënon kuotën 8.58 m.(Kuota max 8.70 m), ndërsa Hidrometri i lumit Drin shënon kuotën 7.05m. (Kuota max 7.50 m).  Në bashkinë e Shkodrës në total janë përmbytur 1823 ha tokë

 

Bashkia Shkodër

 

Siperfaqe totale e përmbytur     1823 Ha

 

Tokë e pakultivuar                  526 Ha

 

Foragjere të dyta, jonxhe      1115 Ha

 

Grurë                                       95 Ha

 

Bimë dekorative                      80  Ha

 

Pemtore                                       7 Ha

 

Nj.A. Ana Malit

 

Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm  me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.

 

Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

 

UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.

 

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 950 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

 

Tokë e pakultivuar 210 Ha

 

Foragjere të dyta, jonxhe 695 Ha

 

Grurë 40 Ha

 

Pemtore 5 Ha

 

Nj.A Dajç

 

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 740 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat  Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar), nga të cilat :

 

Tokë e pakultivuar  265 Ha

 

Foragjere të dyta, jonxhe 340Ha

 

Bimë dekorative 80 Ha

 

Grurë 55 Ha

 

UKSH ka furnizuar me uje të pijshëm banore të fshatit Oblikë.

 

Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat .

 

Nj. A. Guri Zi

 

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 3 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc.

 

Tokë e pakultivuar 3 Ha

 

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

 

Nj.A. Velipojë

 

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 50 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri.

 

Tokë e pakultivuar 15 Ha

 

Foragjere të dyta, jonxhë 35 Ha

 

Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll.  Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.

 

Nj.A.Bërdicë

 

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe

 

Tokë e pakultivuar 30 Ha

 

Foragjere të dyta, jonxhe 40 Ha

 

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

 

Nj.A.Rrethinat

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes

 

Tokë e pakultivuar 3 Ha

 

Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha

 

Pemtore 2 Ha

 

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.

 

Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.