Shqipëria në grup me Anglinë, Reja: Ky është grupi më i keq

Shqipëria në grup me Anglinë, Reja: Ky është grupi më i keq

431
0

Shqipëria është njohur me kundërshtarët për eleminatorët e “Katar 2022”. Të ndodhur në grupin I, me kundërshtar si Anglia, Polonia, Hungaria Andorra dhe San Marino, Shqipëria duket se do ta ketë të vështirë.

Për shoritn e hedhur ditën e sotme ka folur dhe trajneri i Kombëtares, Edi Reja, i cili është shprehur se ky është grupi më i keq që mund të na binte.

“Ky është grupi më i keq që mund të na binte. Ai i Kroacisë ishte më i përshtatshëm, ndërsa ai i Danimarkës do të ishte ideali. Është në grup i vështirë, thuajse i pamundur, por ne nuk dorëzohemi. Do luajmë mundësitë tona. Me Hungarinë është e pamundur që të zhvillojmë miqësore dhe do gjejmë një zgjidhje tjetër për qershorin. Në Ligën e Kombeve kemi bërë mirë, por duhet të përmirësohemi. Për Anglinë nuk ia vlen të flasim se e njohim. Ne do luajmë mundësitë me Poloninë dhe Hungarinë. Shpresoj që të tregojmë rritje në ndeshjet tona. Por shpresoj shumë që kur të fillojmë këto ndeshje, pandemia mund të jetë larguar dhe ne të kemi tifozët tanë, pasi mund të na japin një ndihmë të madhe,” ka thënë Reja.

Sa i përket objektivit, trajneri i Kombëtares është shprehur se skuadra do të provoj gjithçka. Sipas tij nëse do të renditemi të tretët do të jetë arritje.

“Ne nuk është se nuk do provojmë shanset tona. Ne do tentojmë gjithçka, por është e vështirë. Nëse do renditemi të tretët, do tregojë se ne kemi rritje. Këto janë ndeshje me rivalë që do na falin eksperiencë. Nëse nuk arrijmë Botërorin, në do bëjmë gjithçka të kemi një skuadër gati për Europianin e 2024. Sot votova si lojtarin më të mirë Levandovskin, uroj të mos jetë shumë në formë përball nesh,” përfundon trajneri