”Shqipëria fiton arsimin”, Basha takim me studentë e pedagogë: Plani ynë është...

”Shqipëria fiton arsimin”, Basha takim me studentë e pedagogë: Plani ynë është konkret, synojmë 3 objektiva kryesore

318
0

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur për programin ”Shqipëria fiton arsimin” teksa zhvillonte një takim me studentë e pedagogë.

Basha thotë se plani i PD është konkret, pa premtime, por me angazhime teksa synohen 3 objektiva kryesore.

Sipas tij synohet që të investohet direkt nga qeveria, po ashtu kjo e fundit mos jetë vetëm arbitër por duhet të jetë shumë i madh.

Ndërkohë ai përsëriti se urgjent nuk duhet lejuar asnjë bir apo bijë shqiptari pa mundësi arsimi të lartë apo profesinal, për shkak të mundësive ekonomike të familjes.

 

LULZIM BASHA: Para se t’iu japim fjalën dhe studentëve, së pari jam shumë i lumtur që jam mesin tuaj sot. Ju jeni një shembull suksesi, e një suksesi të arritur me një përpjekje të jashtëzakonshme përkundër sfidave shumë të mëdha. Në këtë kuptim përbëni edhe një motivim se çfarë mund të arrihet me pak mbështetje nga qeveria. Me programin tonë “Shqipëria fiton arsimin”, ne synojmë tre objektiva kryesore: objektivi i parë sigurisht ka të bëjë me rininë që nga fëmijët deri tek të sapodiplomuarit. Në të gjithë treguesit e arsimit shqiptarë parauniversitar dhe universitar pёr fat tё keq 8 vitet e fundit Shqipëria ka ecur mbrapa, dhe arsyeja kryesore ёshtё sepse kanё munguar investimet nё arsim. Investimet janë detyrë e drejtpërdrejtë e qeveris. Nё kёtё kuadёr roli i qeverisё qё ju me modesti e quani arbitër, por duhet tё jetё shumё mё i madh dhe pikërisht kёtё propozon, kёtё ofron plani ynё, i cili ёshtё njё plan konkret nuk ka aty asnjё premtim, por ka angazhime tё mirёstudiuara dhe tё ndёrmarra nё kuadёr tё kushteve ku ndodhet Shqipëria dhe tё mundёsive qё ka Shqipёria pёr tё dalё nga kjo gjendje. Nuk dua të zgjatem tek aspektet e para universitarit por dua tё fokusohem tek kualifikimi dual te institucionet e arsimit tё lartё. Tashmё e dimё qё kjo ёshtё njё pёrvojё mjaft e suksesshme e Perёndimit . Gjermani shkёlqen nё kёtё shembull. Kjo i mundёson tё rinjve jo thjeshtё tё diplomohen por tё dalin nga universiteti praktikisht me aftёsi personale pёr tu integruar menjёherё nё tregun e punёs. Natyrisht pёr çdo pёrpjekje, ku futet edhe praktika, kjo ёshtё mё e kushtueshme se sa thjeshtё teoria apo se sistemi i vjetёr universitar, ne kёtё e dimё sepse si pёr shёmbull degёt klasike si shёndetёsia, mjekёsia (4.30)tё cilёt praktikisht e kanё tё ndёrtuat brenda e kanё pasur tё ndёrtuar qё nё fillim, qё para qindra vitesh idenё e arsimit dual janë edhe më të shtrenjtat mё tё kushtueshme pёr sa i ёprket mbёshtetjes financiare buxhetore apo mbёshtetjes financiare pёr universitetet e insituticionit arsimor tё lartё privat. Tani e kuptojmё se jetojmё nё njё realitet ekonomik qё kjo na duhet tё shtrihet tek tё gjitha profesionet, absolutisht tё gjitha profesionet nga ato qё mund tё duken akoma si mё teorikët, përshembull Juridiku.

 

PEDAGOGE: Ju preka në…

 

LULZIM BASHA: Po po u pamё nё sy me njёri-tjetrin, apo Ekonomiku, dhe nё veçanti pёr tek profesionet pёr tё cilat kanё nevojё mё shumё tregu sot, Teknologjia e Informacionit, Inxhinieritё dhe tё tjera specializime me tё cilat ne mund dhe duhet tё kriojmё mundёsi tё jashtёzakonshme pёr tё rinjtё tanё. Pse e them kёtё? Se bashkё me sfidat vijnё dhe oportunitetet e jashtёzakonshme. Plakja e tregut Europian tё punёs po sjell njё efekt shkatёrrues pёr vendet tona dhe nё veçanti Shqipёrisё qё ёshtё dhe largimi masiv i rinisё. Nga ana tjetёr Teknologjia e Informacionit ofron njё oportunitet tё jashtёzakonshёm, 90% e kёtyre shёrbimeve tё rinjtё shqiptarё t’i kryejnё nga Shqipёria pёrkundёr pagave dinjitozё nё qoftё se trajnohen ashtu si1 duhet dhe jemi nё gjendje tё thithim,sё pari investimet e huaja nё Shqipёri dhe sё dyti ti shёrbejmё tregut europian nga Shqipёria. Filizёn e kёsaj e kemi parё tek call-centers, por call-centers ёshtё, ёshtё me tё vёrtetё niveli mё bazik nё fund tё zinxhirit, e the mirё. Çfarë, cilat janë propozimet kryesore të planit tonë këtu? E para që shteti jo thjeshtë duhet të jetë albitër por duhet të investoj fuqishëm me politika dhe me financa në një trekëndësh funksional midis sektorit universitar, sektorit privat pra kam parasysh sipërmarrësin shqiptar dhe të huaj dhe përfaqësuesit e interesit publik, politik bërësit pra qeveris. Që do të thotë një komunikim i institucionalizuar, plane konkrete, financa te dedikuara dhe projekte të dedikuara për ti mbështetur objektivat e një bashkëpunimi të tillë. Kur them me financa të dedikuara kam parasysh edhe financat e buxhetit të shtetit edhe financat europiane që siç e thatë nuk mungojnë madje janë një prioritet i Bashkimit Europian për të financuar projekte të tilla në Shqipëri.

 

LULZIM BASHA: Shumë prej ty absolutisht. Çfarë do të thotë konkretisht kjo? Kjo konkretisht do të thotë së pari që ne nuk duhet të lëmë asnjë bij apo bir shqiptari të mbetet pa mundësin për të ndjekur universitetin apo kualifikimin profesional në institucionet e arsimit të lartë për shkak të pamundësisë ekonomike të familjes. Kjo është e para. Dhe për këtë arsye në planin tonë ne kemi rezervuar mjaftueshëm financash për të subvencionuar deri në masën 100% ata që vijnë nga familje me të ardhura nën minimumin jetik. Së dyti do të thotë që në të gjithë rrafshin universitar ne do të mbështesim dhe të nxisim krijimin apo aty ku ekziston fuqizimin e infrastrukturës për trajnimin dual. Laboratorë si ky që thatë, ky duket shumë i mirë shumë i këndshëm mund të ishte kudo, mund të ishte në Hollandë, mund të ishte në Gjermani, mund të ishte edhe në Slloveni dhe Kroaci por është në Shqipëri po këtu nuk ka ardhur asnjë qindarkë e shtetit shqiptar.