Shqipëria afrohet me Australinë, hap ambasadë në Kanberra

Shqipëria afrohet me Australinë, hap ambasadë në Kanberra

74
0

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj njofton se qeveria e Shqipërisë ka vendosur të hapë ambasadë në kryeqytetin e Australisë, Kanberra.

“Një lajm fantastik për diplomacinë e Shqipërisë. Më parë, marrëdhëniet diplomatike të Republikës të Shqipërisë me Australinë dhe disa prej vendeve të Azisë dhe Paqësorit janë mbuluar nga Ambasada në Pekin. Hapja e Ambasadës në Kanberra do të mundësojë intensifikimin e marrëdhënieve diplomatike, politike dhe ekonomike midis Shqipërisë dhe Australisë,” shkruan në një postim në Facebook Cakaj.

 

Ministri në Detyrë Gent Cakaj thotë se kjo Ambasadë do të ketë një funksion shumë të rëndësishëm edhe në ofrimin e shërbimeve konsullore për shqiptarët (dhe jo vetëm) në Australi (dhe jo vetëm).

 

“Sipas pritjeve paraprake, Ambasada në Kanberra do të ofrojë afërsisht 4000-5000 praktika konsullore brenda një viti kalendarik. Pra, gjykuar nga rëndësia politike, strategjike, diplomatike e konsullore, hapja e Ambasadës së Shqipërisë në Kanberra të Australisë ka një peshë të patjetërsueshme,” shkruan Cakaj.

 

Ai njofton se shumë shpejt do të ketë veprime të ngjashme në hapësira të tjera, për ta bërë Shqipërinë më të pranishme nëpër botë, në shërbim të interesave strategjike dhe të qytetarëve.

loading...