Lajme

Shqetësimet e amerikanëve për marrëveshje të fshehtë, Hoti: S’bëjm pazar me territore

By vizional

March 14, 2020

Sipas Hotit, pozicioni i qeverisë Kurti është i qartë Deklarimi për taksën që është bërë para mediave, i kryeministrit Kurti nuk ka qenë i dakorduar brenda koalicionit. Ndërsa, në marrëveshjen finale me Serbinë nuk do të ketë tregti me territore.

Kështu deklaroi zëvendëskryeministri i Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti në një intervistë për kp.

I dyti i ekzekutivit, nga radhët e LDK-së u shpreh i vendosur se Kosova nuk do të bëj asnjë kompromis karshi Serbisë, si kompensim i njohjes reciproke. Hoti tha se pozicioni i qeverisë Kurti është i qartë, integriteti territorial dhe rendi kushtetues janë të pacenueshme.

Por, për t’i dhënë hapësirë dialogut me Serbinë, zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti u shpreh se janë duke bërë përpjekje me parterin e koalicionit për të gjetur një zgjidhje për largimin e taksës.

Duke folur për kompensimin që mund t’i jepet Serbisë, sipas ministrit të Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, Hoti shprehu kundërshtimin e tij karshi kësaj ideje. Ai thotë s’ka hapësirë për asnjë kompromis që mund t’i bëhet shtetit fqinj. Për bashkëqeverisjen me Lëvizjen Vetëvendosje, nënkryetari i LDK-së u shpreh i bindur se do të vazhdojnë bashkërisht në ekzekutiv për t’i realizuar reformat e premtuara.

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, mes tjerash përsëriti se të gjithat masat reciproke që pritet të ndërmerren ndaj Serbisë, duhet tà « kenë mbështetjen e plotë të partnerëve ndërkombëtar. Express