Aktualitet

Shpresë në mes të pandemisë/ Muzika popullore sjell ‘oksigjen’ tek “Shefqet Ndroqi”, ansambli i këngëve dhe valleve spektakël për të sëmurët dhe mjekët

By vizional

November 25, 2020

Teksa vendi ynë po përballet me shifra në rritje të rasteve me koronavirus, mjekët dhe infermierët prej 9 muajsh vijojnë të qëndrojnë në vijën e parë të luftës. Pavarësisht kësaj beteje të ashpër, shpresë për jetën vjen nga spitali “Shefqet Ndroqi”.

Ansambli i këngëve e valleve popullore ka vendosur që t’i bëjë një surprizë spitalit Covid 2 ku po trajtohen të sëmurët me koronavirus.

 

Mes muzikës së lartë që sjell padyshim ‘oksigjen’ e shpresë për stafin spitalor por dhe pacientët, këngëtarët kanë performuar në oborrin e këtij spitali.

Stafi mjekësor dhe disa pacientë kanë dalë në ballkone, për të dëgjuar e shijuar muzikën popullore.