Shpresat, gola dhe spektakël, Shqipëria mposht Kosovën

Shpresat, gola dhe spektakël, Shqipëria mposht Kosovën

345
0

Kombëtarja U-21 e Shqipërisë ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 përballë Kosovës U-21, takim i luajtur në “Elbasan Arena” i vlefshëm për eliminatoret e Kampionatit Europian U-21.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në minutën e 76’ ishte Shaqir Tafa i cili shtyn saktë me këmbë topin e ardhur nga goditja e dënimit duke kaluar kuqezinjtë në avantazh.

Në minutën e 81’ ishte i futuri nga stoli, Muçolli, që provoi dhe insistoi vetë, duke çarë mbrojtjen e Kosovës, dhe realizoi një gol tërësisht i vetëm, duke dyfishuar shifrat.

“Dardanët” ngushtuan shifrat vetëm në të 89-tën, me anë të Baftiut me kokë nga një goditje këndi, por vetëm kaq.

Me këtë fitore Shqipëria U21 merr fitoren e parë në grup, dhe tani shkon në kuotën e 5 pikëve, pas pesë ndeshjesh. Mbetet në kuotën e 6 pikëve Kosova.