Lajme

“Shpresa” humbet shpresat, Austria e turperon në “Niko Dovana”

By vizional

September 09, 2019

SHQIPËRI U-21 – AUSTRI U-21 0-4

Raguz 6′ , Lovriç 8′ , 73′, Baungarter 72;

 

Vetëm disa ditë pasi pësuam 4 gola në miqësoren kundër Francës, Kombëtarja U-21 e drejtuar nga Alban Bushi pëson sërish humbje me të njëjtin rezultat por këtë herë në një ndeshje që vlente për eliminatoret e Europianit U-21.

Kuqezinjtë tanë humbën me rezultatin 0-4 në “Niko Dovana” përballë Austrisë.

Gabime të shumta në mbrojtje ku e nisëm në mënyrën më të keqe të mundshme këtë sfidë, duke pësuar 2 gola për 2 minuta, konkretisht në minutat 6 dhe 8. Miqtë nuk u mjaftuan me këtë epërsi, teksa realizuan edhe 2 herë të tjera në pjesën e dytë.

Një humbje zhgënjyese për kuqezinjtë e vegjël, të cilët në 4 ndeshje kanë arritur të grumbullojnë vetëm 2 pikë.