Lajme

Shpëtoni njëherë e mirë nga mushkonjat me këto 7 mënyra shumë të lehta dhe efikase

By vizional

August 03, 2020

Pickimet e mushkonjave janë tmerr i të gjithëve. Këto krijesa të vogla nga përmasat, mund të shkaktojnë dëme të mëdha në shëndet, por sjellin edhe irritime të lëkurës që ndonjëherë zgjasim me ditë të tëra. Kompani të ndryshme ofrojnë qetësues kundër pickimit të tyre në formë sprucuesi ose kremi, megjithatë për shumë persona këto produkte shkaktojnë alergji dhe për rrjedhojë nuk mund t’i përdorin. Duke marrë parasysh stinën, vapën dhe sikletin prej këtyre mostrave në miniaturë, po ju sjellim disa zgjidhje të shpejta dhe të sigurta, me produkte tërësisht natyrale që i keni në shtëpi.

 

  1. Limoni

 

Mjafton të lyeni një pambuk me limon, ose thjeshtë të vendosni një fetë limoni në vendin e irrituar. Efekti do të jetë i menjëhershëm dhe shumë qetësues, nuk do të keni krruarje në vendin e pickimit. Megjithatë në zona si fytyra bëni shumë kujdes kur vendosni limon sepse shkakton irritime sidomos për lëkurat e ndjeshme.

 

  1. Akulli

 

Akulli qetëson dhe jep efekt mpirës në vendin e pickimit. Do të shpëtoni për pak kohë nga dëshira për të kruar. Sa herë të keni rritim, rivendosni akull dhe do të ndjeni lehtësim.

 

3 Aloe Vera

 

Nëse keni një bimë aloe në shtëpi, zgjidhje e keni në xhep. Merrni një fetë, priteni dhe merrni lëngun e saj. Aplikoni në të gjithë zonën e irrituar.

 

  1. Qepa

 

Nuk duket si zgjidhja më e mirë duke marrë parasysh erën e fortë që ka megjithatë është qetësues i menjëhershëm dhe nuk lejon që të afrohen mushkonjat.

 

  1. Vajrat esencialë

 

Vaji i citrusit, germaniumit, eukaliptit, kalendulës dhe tea tree mund të përdoren në dy mënyra. Mund t’ i përdorësh duke i vendosur direkt në lëkurë ose mund t’ i djegësh dhe në këtë mënyrë të largohen mushkonjat nga ambienti ku rrini.

 

  1. Soda e bukës

 

Bëni një pastë me sodë buke dhe me ujë dhe pastën aplikojeni në vendin e pickimit. Do heq skuqjet dhe do t’ iu qetësojë kruarjen.

 

  1. Lulja e Livandos

 

Lulja e Livandos jo vetëm që jep aromë të mirë, por ofron edhe mbrojtje ndaj mushkonjave. Merrni lulet e livandos dhe mbajini me vetë në mënyrë që të largoni mushkonjat.