Shpërthim i fuqishëm në Tiranë, lëndë plasëse në lokalin pranë ish-Bllokut

Shpërthim i fuqishëm në Tiranë, lëndë plasëse në lokalin pranë ish-Bllokut

413
0

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Tiranë pranë ish-Bllokut. Një lëndë plasëse ka shpërthyer në një lokal në rrugën “Dëshmoret e 4 shkurtit”, përballë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”. Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të shtetas të lënduar, por vetëm dëme materiale. Lokali është në pronësi të Arben Koçollarit i cili rezulton të mos ketë asnjë precedent penal. Ai është marrë në pyetje nga policia rreth motivit të mundshëm të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 11.06.2020, rreth orës 03.30 të mëngjesit, në lokalin në pronësi të shtetasit Arben Koçollari, në rrugën “Dëshmoret e 4 shkurtit” ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të shtetas të lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.