Shpërthim i fuqishëm në banesë, plagosen bashkëshortët, rëndë gruaja

Shpërthim i fuqishëm në banesë, plagosen bashkëshortët, rëndë gruaja

304
0

Nje shperthim i fuqishem ka ndodhur oret e para te mengjesit te sotem ne nje banese ne Selenice, ku kane mbetur te plagosur pronaret e saj.

Policia ka njoftuar se në orën 05:53, në Selenicë të Vlorës ka marrë flakë një banesë si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi.

Nga shpërthimi kanë mbetur të dëmtuar pronarët e banesës, 49 vjeçari R.S dhe bashkëshortja e tij 42 vjeçare M.S.

Kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Nuk ka persona të tjerë të dëmtuar dhe gjithashtu banesa nuk përbën rrezik nga zjarri për banesat e tjera.

Grupi hetimorë po vijon veprimet e mëtejshme proçeduriale