Shpërthen vullkani STROMBOLI në Itali, turistët me skaf tentojnë të ikin pas...

Shpërthen vullkani STROMBOLI në Itali, turistët me skaf tentojnë të ikin pas dallgëve të mëdha (PAMJET)

442
0

Një shpërthim i fuqishëm i vullkanit Stromboli në Itali, ka trembur ditën e djeshme turistët e zonës, që menduan se po përsëritej skena e shpërthimit të korrikut, ku një turist humbi jetën gjatë shpërthimit të vullkanit.

Pak pas mesditës së të mërkurës 28 gusht, vullkani Stromboli u bë i gjallë. Sipas asaj që raportuan dëshmitarët në ishull, shpërthimi pasoi edhe me rënien e një pjese të malit drejt detit duke shkaktuar edhe dallgë të mëdha.

 

Një grup turistësh që kanë qenë në det dhe po filmonin skenën, dëgjohen me të bërtitura për tu larguar pasi shpërthimi shkaktoi dallgët në det.

 

Ndërkohë tymi dhe mbetjet material të vullkanit, sipas organeve kompetente shkaktuan një vatër prej 1 kilometri të lartë.

 

Ka tre fshatra në ishull San Bartolo, San Vincenzo dhe Ginostra. Ishulli është shtëpia e tre vullkanëve aktivë, me një popullsi prej 500 banorësh. Stromboli është një ishull i vogël në bregdetin Sicilian.