Një transformator ka shpërthyer në rrugën Tiranë- Durrës e për pasojë janë plagosur tre persona. Mësohet se tre të plagosurit janë dërguar më urgjencë në spital ku ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 12.00, në autostradën Tiranë – Durrës në afërsi të një objekti në rekonstruksion si pasojë e një shkëndie elektrike ka shpërthyer një transformator elektrik. Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar 3 punonjës e këtij objekti shtetasit Gjergji Sula S. Ç dhe Fari Çollaku të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e metejshëm të rrethanave të ngjarjes.