‘Shpërthen’ Presidentja e partisë së Kujtim Gjuzit: Kush vret gruan, të varet...

‘Shpërthen’ Presidentja e partisë së Kujtim Gjuzit: Kush vret gruan, të varet në mes të sheshit dhe të lihet aty një javë

370
0

Modelja Silvana Bushati shprehet në Shqipëri duhet të kthehet dënimi me varje, që të ulet numri i krimeve ndaj grave.

 

E ftuar në emisionin “360 gradë”, Bushati ka thënë se duhet të ndryshojë ligji për ata që vrasin gratë, duke theksuar se ata duhet të varen në mes të sheshit dhe të lihen për një javë.

 

“Politika, cilado qoftë ajo nëse do kishte ligje më të rrepta, apo nëse do kthehej ligji i varjes në mes të sheshit….Nëse ai ligj do kthehej dhe sot që ta varte dhe ta linte një javë aty atë mashkullin që vret gruan do flisnim bashkë pastaj a do kishte burra që bëjnë gjëra të tilla, por do ta mendonin. Por i vrasin gratë, bëjnë 5 vjet burg, shkojnë në Apel bëjnë 2 dhe dalin thonë punë e madhe”, ka thënë Bushati.