Shperthen Budina : Ne jemi pakica profesionale, jo budallenjtë që ti u...

Shperthen Budina : Ne jemi pakica profesionale, jo budallenjtë që ti u blen votën

390
0

 

Lufta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar vazhdon edhe në orët e pasdites edhe pse Rama urdhëroi administratën që tu heqë energjinë elektrike artistëve dhe qytetarëve që tashmë janë në brendësi të Teatrit.

Robert Budina për Syri Tv i ka kthyer edhe përgjigje reagimit të kryeministrit Rama që i quan ata pakicë.

‘Cila pakicë more zotëri?  Me çfarë cipe del ai dhe bën një status dhe do vazhdojë ndërtimin e Teatrit dhe ne qekemi pakicë. Ne përfaqësojmë shumicën absolute. Pakica profesionale do mbetet në shekuj dhe nuk do jene këta budallenjte që shesin votën për një kafshatë. Ky kryeministër është futur në një hall të madh. Tani ka vendosur edhe gardhet me hekura. Por njerëzit do ta mbrojnë Teatrin. Alenca për Mbrojtjen e Teatrit nuk është një formacion politik. Ne do përpiqemi të çajmë kordonin e policisë si në mëngjes dhe do të fitojmë. Me fjalën tonë ne i bëmë të ndërgjeshëm policët që nuk kishin të drejtë.

Ky kryeministër vepron me telefon dhe nuk sjell me urdhëra.

Ky fut të tjetrët dhe me duart e tyre kërkon të  nxjerrë gështenjat nga zjarri. Po ja themi nuk ka për të shpëtuar….” tha Budina.