Kronike

Shpërthen bombola e gazit, përfshihet nga flakët banesa në Vlorë

By vizionc

October 22, 2019

Një banesë është përshirë nga flakët në Vlorë. Mësohet se banesa në të cilën ka rënë zjarr ndodhet në lagjen ‘Lirimi’ në qytetin bregdetar.

Nga të dhënat e para bëhet me dije se shkak i zjarrit është bërë shpërthimi i një bombole gazi. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz.

Ndërkaq, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe po bëjnë të mundur neutralizimin e flakëve.