Shpërndahet parlamenti…! ? Vjen paralajmërimi nga Presidenca

Shpërndahet parlamenti…! ? Vjen paralajmërimi nga Presidenca

430
0

Një tjetër reagim vjen nga Presidenca lidhur me mocionin kundër dekretit të kreut të shtetit, që rrëzoi 30 qershorin si datën e zgjedhjeve lokale.

Zëdhënësi i presidencës Tedi Blushi, në një postim në Facebook, shprehet se Meta është zgjedhur nga një “Parlament plotësisht legjitim, jo nga ky i sotmi”.

Ilir Meta është zgjedhur President nga një Parlament plotësisht legjitim, jo nga ky i sotmi. Nga momenti që ai është betuar me dorën mbi Kushtetutë i përket vetëm Republikës. Mocioni i ‘çunave të Shijakut’ që kërkon të instalojë ‘Narko-Republikën’ e bandave dhe oligarkëve do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Shqipëria e para! Shqipëria si gjithë Europa!”, shkruan ai në një postim në Facebook.

Një tjetër sinjal ky nga Presidenca se mund të shkohet drejt shpërndarjes së parlamentit.

Një ditë më parë, Presidenti Ilir Meta, përmes një shkrese zyrtare, i kërkoi KQZ-së informacione lidhur me numrin e deputetëve në parlament.

Më herët, aktorë politikë kanë hedhur idenë se nëse parlamenti nuk ka 140 deputetë, që është edhe rasti aktual, Presidenti duhet të shpërndajë parlamentin dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.