Lajme

Shpejtësia e ngjitjes së 4 kateve përcakton gjendjen e zemrës suaj, testi i aprovuar edhe nga shkencëtarët

By vizional

December 31, 2020

Sipas disa studiuesve nga Spanja, për të parë nëse keni një zemër të shëndetshme, ju duhen vetëm disa shkallë.

Në bazë të studimit të fundit, nëse je në gjendje të ngjitësh katër kate me shkallë brenda një minute ju keni një shëndet të mirë të zemrës.

“Testi I ngjitjes së shkallëve është një mënyrë shumë e thjeshtë për të kontrolluar mirëqenien e zemrës tuaj”, tha Dr Jesus Peteiro, një kardiolog në Spitalin Universitar në Madrid. “Nëse ju duhet më shumë se një minutë e gjysmë për t’u ngjitur në katër kate, shëndeti juaj është nën optimalen dhe do të ishte një ide e mirë të kontrolloheni tek kardiologu”, shtoi ai.

Studimi u prezantua në takimin e fundit të mbajtur nga Shoqata Evropiane e Kardiologjisë edhe pse ende nuk është botuar në asnjë revistë.

Edhe studimet e mëparshme kanë treguar se personat, që ngjisin shkallë çdo ditë janë shumë më të shëndetshëm si dhe kanë një normë më të ulët vdekjeje.

Gjithsesi, shkencëtarët e pranojnë se pavarësisht se ky test mund të jetë një indikator mjaft I mirë I gjendjes shëndetësore të zemrës, gjithsesi ka disa kufizime. Sipas tyre, përparësia kryesore e këtij testi është pikërisht lehtësia e tij, mund të bëhet pothuajde kudo dhe nga të gjithë njerëzit, është pa kosto dhe shumë I shpejtë.

Ndërsa nga ana tjetër lloji I shkallëve, shpejtësia e ngjitjes së shkallëve, koha e përpjekjeve nuk janë ende  të standardizuara. Gjithashtu një e metë e këtij testi është se nuk mund të përdoret për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të personave shumpersonave shumë të moshuar.

Gjithsesi, dy nga këshillat kryesore për të patur një zemër të shëndetshme janë: aktiviteti i moderuar fizik dhe ushqyerja e shëndetshme.