Shote Galica me tre varre, nuk dihet ende vendimi i Bashkisë

Shote Galica me tre varre, nuk dihet ende vendimi i Bashkisë

516
0

Gjatë emisionit “Autokton” u shfaq sot në një dokumentar historik, çështja e rikthimit të eshtrave të Shote Galicës nga vendi aktual në Fushë-Krujë në kullën në Galicë, aty ku ndodhet edhe varri i bashkëshortit Azem Galica.

 

“Ishte viti 1923 kur qeveria serbe u detyrua të lëshonte pe ndaj luftëtarve shqiptar. Kështu u krijua zona e lirë e Drenicës e cila njihet si Arbëria e Vogël, por nga ana tjetër në Beograd reagimet ishin të ashpëra, në 15-korrik të vitit 1924 ushtria Serbe rrethoi tre fshatra me 1200 ushtarë, nga ku u zhvillua një betejë e përgjakëshme me shumë të vrarë nga të dy palët. U vranë rreth 83-vetë, mes tyre gra dhe fëmijë. Në këtë betejë u plagos edhe Azem Galica i cili nuk u dorëzua kurrë derisa ndërroi jetë në 25-korrik të vitit 1924. Në krye të çetës u vendos Shote Galica, bashkëluftëtarja dhe bashkëshortja e tij, ajo mbeti në mjerim dhe skamje, duke kaluar në Shqipëri me disa fëmijë jetim, nga ku ndërroi jetë në 4-korrik të vitit 1927 në Fushë-Krujë. Vend ku sot aktualisht ndodhet edhe vendvarrimi i saj. Buzë rrugës në Fushë-Krujë ndodhet i gdhendur mbi një pllakë mermeri emri i heroinës, e lënë në harresë të plotë dhe e pambrojtur. Këshilli bashkiak i Fushë-Krujës më 6- korrik të vitit 2020 miratoi vendimin për zhvendosjen e përmendores së vëndvarrimit nga vendi aktual në territorin e lagjes më të re në Fushë-Krujë.

 

Pikërish këtu nis edhe dilema nëse varri për të cilin vite me rradhë janë kryer homazhe, është një lapidar apo aty prehen eshtrat e Shote Galicës. Banorët e Fushë-Krujës të pyetur ngrenë supet dhe heshtin. Azem Galica dhe Shote Galica, veprimtaria e tyre luftarake është unikate sot nuk kanë një shtatore të mirfilltë. Varri i Shote Galicës në Galicë, brenda kullës ku ata jetuan dhe luftuan qëndron boshë. Por një varr tjetër që mban emrin e Shote Galicës ndodhet edhe në Krujë, brenda territorit të varrezave të dëshmorëve, ku mbi të qëndron mbishkrimi Qerime Galica (Shota). Çfarë po ndodhë në të vërtetë dhe në cilin nivel janë angazhimet e qeverisë së Kosovës për kthimin e eshtrave pranë bashkëshortit të saj në Galicë do ta ndjekim në pjesën e dytë të rubrikës.”