Short ‘ferri’ për Tiranën, ja kundërshtari në Europa League

Short ‘ferri’ për Tiranën, ja kundërshtari në Europa League

494
0

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën “play off” të Europa Leagues.

Skuadra e vetme e Superligës shqiptare, Tirana ka “peshkuar” kampionët e Zvicrës, BSC Young Boys, ndeshje e cila do të zhvillohet në transfertë për bardheblutë e Egbosë.

Ndeshja do të luhet më 1 tetor, aty ku Tirana do të kërkojnë historinë për t’u kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Europës, e cila do të ishte për herë të parë në histori të klubit bardheblu.