Shoqëruar nga gruaja dhe fëmijët, betohet kryeministri i Greqisë

Shoqëruar nga gruaja dhe fëmijët, betohet kryeministri i Greqisë

411
0

Kyriakos Mitsotakis është betuar si kryeministri i ri i Greqisë.

I shoqëruar nga gruaja, fëmijët dhe tre motrat e tij, Mitsotakis është betuar në pallatin presidencial, nën praninë e Kryepeshkopit Leronymos.

Pas ceremonisë dhe përpara nënshkrimit të protokollit të betimit, Kryeministri i ri pati një bisedë të shkurtër me Prokopios Pavlopulos.

Në orën 14:30, Kyriakos Mitsotakis do të shkojë në “Maximos Mansion” për ceremoninë e dorëzimit të postit nga Aleksis Tsipras dhe gjatë ditës do të njoftojë se kush do të jenë anëtarët e kabinetit të tij.

Në zgjedhjet e parakohshme të 7 korrikut, Partia Demokracia e Re e Mitsotakis mori 39,85% të votave ose thënë ndryshe 158 deputet.

Partia SYRIZA e Alexis Tsipras mori 31,53% ose 86 ulëse në parlamentin grek.

Partia e tretë u rendit PASOK me 22 ulëse në parlament.

Ndërsa Agimi i Artë përfundimisht mbeti jashtë.