Shoqërohet në polici të kryebashkiaku i djathtë

Shoqërohet në polici të kryebashkiaku i djathtë

330
0

Kryebashkiaku i Vaut Të Dejës, Zef Hila, i cili pak ditë më parë u shkarkua nga detyra nga kryeministri Edi Rama, pse nuk është dakord me zgjedhjet e 30 qershorit, është shoqëruar ditën e sotme në polici.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka shkarkuar kryebashkiakun e Vaut të Dejës, pas situatës së mbrëmjes të së enjtes pas përplasjes në KZAZ-në nr 6 mes qytetarëve dhe policisë..

“Zef Hila, haxhiqamilisti i Vaut të Dejës, jo vetëm u shkarkua po do të ndiqet penalisht, për aktin barbar të djegies së shkollës dhe djegies së materialeve zgjedhore”, deklaronte Rama në momentin e shkarkimit të Hilës.