Aktualitet

Shoqëria civile thirrje të fortë për Ramën dhe qytetarët

By vizional

April 07, 2018

Protesta civile ka disa kohë që ka nisur përpara kryeministrisë, ku aktivistë të shoqërisë civile po mbajnë fjalime me mesazhe të forta për popullin dhe kryeministrin Rama. Besjan Pesha drejtuesi i “Nismës Thurrje”, i ka dhënë disa mesazhe të fuqishme popullit, medias, dhe në fund kryeministrit Rama. Thirrja e fuqishme shkoi për popullin, që të çohet dhe të protestojë përpara se të jetë vonë, e ndërsa në fund për Ramën teksa i kujton se njësoj si Kukësi mund të dalin të gjithë qytetarët shqiptar që po vuajnë nga padrejtësitë duke përmendur edhe naftëtarët e Ballshit. Nëse ata çohen si Kukësi, do i arrestosh të gjithë zoti kryeministër? Momentalisht fjalën e ka avoati Altin Goxhaj.