Shoqëri ndërtimi e tregtimi, hotel, vila, llogari bankare e toka. Çfarë iu...

Shoqëri ndërtimi e tregtimi, hotel, vila, llogari bankare e toka. Çfarë iu sekuestrua sot fierakut, pasurinë ia administron tani…

361
0

Arjan Shanaj është shtetasi shqiptar, banues në Fier të cilit Policia e Shtetit i sekuestroi pasuri me vlerë të përllogaritur 12 milionë euro. Policia e Shtetit bën me dije se ai i kishte vënë këto pasuri nga veprimtaria kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta.

Mësohet se pas arrestimit në Greqi dhe shkëmbimit të informacionit me palën greke, Policia e Shtetit me iniciativë nisi hetimet proaktive ndaj shtetasit A. Sh., për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

 

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë:

 

  • 3 shoqëri dhe konkretisht shoqëri ndërtimi e tregtimi gazi në Fier, Durrës, Tiranë, Korçë etj.
  • 1 hotel trekatësh në Fier dhe një njësi shërbimi bashkëngjitur;
  • 2 vila trekatëshe;
  • 5 njësi shërbimi me sipërfaqe 7 982 m2;
  • 3 apartamente banimi;
  • 4 garazhe me sipërfaqe prej 1 092 m2, në Fier, Tiranë, Durrës;
  • 8 793 m2 tokë, në Tiranë, Durrës, Fier;
  • 20 000 euro në llogaritë bankare;
  • Një automjet me vlerë 40 000 euro;

 

Strukturat përkatëse të Hetimit të Krimeve Ekonomike e Financiare në Fier, në bashkëpunim me administratorët e AAPSK-së kryen veprimet procedurale për kalimin e pasurive në administrim të AAPSK-së, tha Policia sot.