SHOQATA TEATRALE “MUND TË BËHET”, PJESË E PROJEKTIT ‘ SI PUO’ FARE...

SHOQATA TEATRALE “MUND TË BËHET”, PJESË E PROJEKTIT ‘ SI PUO’ FARE ‘ SOLLI KOMEDINË ‘’NUSE ME TESËR PARTIE’’

501
0

NISMË E SHOQATËS KOMUNITETI PAPA XHOVANI XXIII ME PALËN SHQIPTARE SHOQATA KOMUNITETI PAPA XHOVANI XXIII BASHKË ME PARTNERËT E SAJ VENDOR.

Për herë të parë në Shqipëri vjen një shfaqje teatrale e inspiruar nga një histori e jetuar nga një nga përfituesit e Qëndrës Frederik Prenga Tiranë.

Shoqata teatrale ‘’Mund të bëhet’’ nisi si një inisiativë e drejtorit të Qëndrës Frederik Prenga në Tiranë në bashkëbisedim me Irene Schinto për të krijuar një Laborator Teatri në këtë Qëndër ku përfituesit integrohen dhe socializohen në jetën normale përmes aktiviteteve të ndryshme që zhvillohen në qëndrën Frederik Prenga nga Laboratori i Furrës së bukës deri te Laboratori i Artit.

Përmes Laboratorit të Artit pikërisht përmes kurseve të teatrit ne përpiqemi të tejkalojmë vështirsitë e personalitetit ‘sëmundjeve mendore’ përmes gjuhës së teatrit duke luftuar mbi steriotipet dhe duke ndihmuar vetveten për tu gjendur dhe për të qënë të pranuar nga shoqëria.

Ky laborator u krijua për ti ardhur në ndihme kësaj kategorie të cilët ndihmojnë vetveten duke veshur karaktere të ndryshme që veprat teatrale të ofrojnë duke shërbyer si një mundësi që ata të flasin me fjalët e tjetër kujt dhe të mbajnë të veshur kostumet e tjetër kujt në mënyrë figurative. Pasi duke lujatur personazhin e një tjetër historie e një tjetër personi ata nisin të mendojnë për dikë tjetër dhe dalngadalë bëhen pjesë e të menduarit ndryshe pasi imagjinata e tyre rritet, zhvillohet duke i dhënë rëndësi karakterit që interpretojnë.

Kjo shfaqje teatrale u shfaq para pak ditësh në amfiteatrin veror të Universitetit të Arteve fal mbështetjes së këtij institucioni. Ku përfituesit e Qëndrës Frederik Prenga bashkë me punonjësit e kësaj qëndre për herë të parë sollën Komedin Nuse me tesër partie autore Klodi Kadillari e trajtuar nga historia e Simon Topalli.

Në këtë shfaqje u integruan dhe luajtën një performancë me plot emocione përfituesit të cilët kanë bërë një punë të shkëlqyer në mardhënie sesi rujatën raportet e dialogimit përmes tyre qoftë në mënyrën verbale dhe atë vizive. Një element i rëndësishëm gjatë kësaj komedie ishte dialogimi i tyre përmes shikimeve, vëmëndjes, disiplinës dhe përcjelljes së emocioneve përmes fjalës. Muzika që i shoqëronte ishte një tjetër element i rëndësishëm për ti dhënë ritëm lojës së tyre dhe levizjeve skenike. Publiku filloj ti identifikonte përfituesit duke i thirrur me emrat e personazheve që interpretonin dhe kjo për një regjisore është vula që qëndron mbi një letër të bardhë. Si regjisore dhe si aktore mora përsipër këtë sfidë pasi besova në fuqinë e tyre, besova në sinqeritetin e tyre dhe në dashurinë e tyre për ta jetuar jetën duke thyer të gjitha barrierat psiko-sociale dhe me krenari them se ne ja dolëm.

Prania e publikut dhe Arqipeshkëve të nderuar ishte bekimi dhe dhurata më e bukur që përfituesit dhe unë si regjisore mora duke ndjerë së bashku lotët dhe duartrokitjet e sinqerta që nuk pushonin nga njëra skenë në tjetrën. E them me bindje të plotë se nëse brënda nesh ekziston vullneti dhe dashuria për artin nuk ka asnjë forcë që mund të na ndali. Arti lufton sëmundjet, traumat, plagët dhe është ilaçi më i mirë që njerëzimi ka krijuar.

Faleminderit nga zemra juve që besuat te kjo nismë. Faleminderit Marcello Requirez, Irene Schinto, Përfituesit e Qëndrës Ditore Frederik Prenga, Punonjësit social të cilët u bënë pjesë e interpretimit Laureta Selimi, Ortela Llagami.

Uroj që të kemi qënë oguri më i mirë në çeljen e sezonit artistikë mbas pandemisë që kaluam pasi jemi ne që shërojmë plagët e kohrave.

Kompania teatrale ‘’MUND TË BËHET’’ Do vazhdoj shfaqjet e saja në shtator në të tjera vënde…