Diaspora

Shoqata “Shqipëria e Re” Cremona, thirrje për të votuar z. Ahmet Bendo

By vizional

June 05, 2018

Emigrantët shqiptarë prej vitesh janë integruar në jetën sociale, ekonomike dhe kulturore të vendeve ku kanë emigruar dhe ku kanë ndërtuar jetën e tyre. Por vitet e fundit, shqiptarët janë përfshirë dhe kërkojnë të përfshihen edhe në jetën politike, dhe rastet janë të shumta. I tillë është rasti i zotit Ahmet Bendo, një njeri i suksesshëm, dhe që i ka shërbyer komunitetit shqiptar në vendin fqinj, në Itali, dhe tashmë kandidon për në bashkinë e Breshias. Me këtë rast, Shoqata “Shqipëria e Re”, Cremona Provinca, i jep mbështetje maksimale kandidatit shqiptar në bashkinë e qytetit të Breshias në Itali, zotit Ahmet Bendo. “Shoqata u bën thirrje të gjithë shqiptarëve në këtë qytet të votojnë mikun tonë, vëllain tonë, shokun tonë, shqiptarin tonë, Ahmet Bendo, i cili ka dhënë dhe vazhdon të jap kontributin e tij në shërbim të komunitetit shqiptar si President I shoqatës”-është apeli i kësaj shoqate.

Është emocion i madh të kandidosh-thotë Landi Hajazi, zëvendëspresident i Shoqatës “Shqipëria e Re” Cremona Provinca, pasi ai vet është votuar 6 muaj më parë dhe para dy ditësh është zgjedheur zëvendëspresident i Konsultës së Emigrantëve në bashkinë e Cremonës. Shoqata shqiptare “Shqipëria e Re” Cremona Provinca me president Eduard Plaku, zv.president Landi Hajazi dhe sekretar Sotiraq Kureta, grupi drejtues dhe shqiptarët në Cremona Provinca i urojnë suksese zotit Ahmet Bendo. “Fitorja juaj është krenaria jonë, krenari e të gjithë shqiptarëve”-përfundon deklarata e shoqatës “Shqipëria e Re”, Cremona Provinca. Në datën 10 qershor bëhen votimet Bashkiake në Brescia qytet, për kryetar Bashkie dhe këshilltar bashkiak, ku dhe kandidon zoti Ahmet Bendo.