Shoqata “Shqipëria e Re”, aktivitet për Festën e Pavarësisë

Shoqata “Shqipëria e Re”, aktivitet për Festën e Pavarësisë

652
0

Shoqata “Shqipëria e Re” Cremona provinca festuam Ditën e Flamurit 28 Nëntorin. Një pjesëmarrje që kaloi çdo parashikim, ku ishim 170 shqiptarë, madje do të ishim akoma më shumë, por vendi ishte i pamjaftushëm për të gjithë. Astrit Meli organizator dhe këshilltar prezantoi   programin ku hapja e festës filloi duke u kënduar himni kombëtar. Pas 2-3 këngëve dhe valleve, fjalën e morì presidenti  Eduart Plaku, ku përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit dhe falënderoi nismëtaret për krijimin e shoqatës. Zoti Plaku tha në fjalën e tij se Shoqata i ka dyert e hapura dhe bëri thirje të gjithë shqiptarëve për bashkim dhe uroi të gjithëve gëzuar festat e Nëntorit.

Fjalën përshëndetëse e morì edhe zëvendës presidenti i kësaj shoqate, kandidati shqiptar për në Këshillin e Emigrantëve Landi Hajazi, ku uroi të gjithë shqiptarëve gëzuar festën e Flamurit. Ndërsa sekretari Sotiraq Kureta  u ka bërë thirrje të gjithë të prabishmëve që të votojnë më 17 dhejtor 2017, zv.presidentin Landi Hajazi, pasi sipas tij, ai do të përfaqësojë denjësisht shqiptarët në Këshillin e Emigratëve  Ai tha se ne vijmë nga një vend me kulturë dhe uroi të gjithëve gëzuar festat e Nëntorit. Kjo festë filloi në orën 20 00 dhe u mbyll në orët e para të mëngjesit, kun ë një atmosferë festive, vallet e këngët pa pushim bënë që të pranishmit të kënaqeshin të gjithë, në veçanti të gjithë fëmijët ku dhe zhvilluan lojëra të ndryshme.

Zv presidenti i Shoqatës “Shqiperia e Re”  dhe kandidati shqiptar në Consultën e emigrantëve Landi Hajazi