Aktualitet

Shoqata për Kulturë Demokratike prezanton projektin “Monitorimi i Zgjedhjeve Parlamentare 2021”

By vizional

April 02, 2021

Shoqata për Kulturë Demokratike (SHKD),ka ndjekur në vazhdimësi, qe prej viti 1992 gjithë proceset institucionale, ligjore e politike që kanë lidhje të drejtpërdrejtë ose indirekt me integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri, përfshirë këtu procesin e reformës zgjedhore, krizën politike të nisur në Janar 2019, ecurinë e përgatitore të Zgjedhjeve për Organet e Qeverisjes Vendore të vitit 2019.

Opinionet dhe qëndrimet e SHKD mbi këto zhvillime janë bërë në vazhdimësi publike nëpërmjet Deklaratave apo Qëndrimeve Publike, Letrave të Hapura, si dhe nëpërmjet opinioneve dhe sugjerimeve të dërguara ligjvënësve lidhur me reformën zgjedhore, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me aktet nënligjore në rregullim të procesit zgjedhor, apo edhe me aktorët ndërkombëtarë.

Procesin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të 25 Prillit 2021, SHKD ka nisur ta monitorojë në tërësi që prej momentit të shpalljes së datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës, më 6 Shtator të vitit 2020. Një vëmendje të veçantë SHKD i ka kushtuar përzgjedhjes së anëtarëve të tri organeve drejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në përputhje me ndryshimet ligjore të Korrikut 2020, që erdhën si rrjedhojë e marrëveshjes politike të 5 Qershorit 2020. Marrëveshja e 5 Qershorit 2020 solli një ndryshim ligjor i cili, de facto, realizoi ristrukturimin e trupës drejtuese të KQZ-së duke parashikuar tre organe drejtuese bazuar në natyrën tredimensionale të funksionalitetit të KQZ-së, formulë e cila mbetet të shihet dhe vlerësohet në vazhdim se sa do ta rrisë efikasitetin dhe shëndoshë institucionalisht institucionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

 

2.Metodologjia e Vëzhgimit

 

3.Hapja e FushatësZgjedhore

 

4.Falenderime