Shoqata për Kulturë Demokratike prezanton projektin “Monitorimi i Zgjedhjeve Parlamentare 2021”

Shoqata për Kulturë Demokratike prezanton projektin “Monitorimi i Zgjedhjeve Parlamentare 2021”

455
0

Shoqata për Kulturë Demokratike (SHKD),ka ndjekur në vazhdimësi, qe prej viti 1992 gjithë proceset institucionale, ligjore e politike që kanë lidhje të drejtpërdrejtë ose indirekt me integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri, përfshirë këtu procesin e reformës zgjedhore, krizën politike të nisur në Janar 2019, ecurinë e përgatitore të Zgjedhjeve për Organet e Qeverisjes Vendore të vitit 2019.

Opinionet dhe qëndrimet e SHKD mbi këto zhvillime janë bërë në vazhdimësi publike nëpërmjet Deklaratave apo Qëndrimeve Publike, Letrave të Hapura, si dhe nëpërmjet opinioneve dhe sugjerimeve të dërguara ligjvënësve lidhur me reformën zgjedhore, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me aktet nënligjore në rregullim të procesit zgjedhor, apo edhe me aktorët ndërkombëtarë.

Procesin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të 25 Prillit 2021, SHKD ka nisur ta monitorojë në tërësi që prej momentit të shpalljes së datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës, më 6 Shtator të vitit 2020. Një vëmendje të veçantë SHKD i ka kushtuar përzgjedhjes së anëtarëve të tri organeve drejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në përputhje me ndryshimet ligjore të Korrikut 2020, që erdhën si rrjedhojë e marrëveshjes politike të 5 Qershorit 2020. Marrëveshja e 5 Qershorit 2020 solli një ndryshim ligjor i cili, de facto, realizoi ristrukturimin e trupës drejtuese të KQZ-së duke parashikuar tre organe drejtuese bazuar në natyrën tredimensionale të funksionalitetit të KQZ-së, formulë e cila mbetet të shihet dhe vlerësohet në vazhdim se sa do ta rrisë efikasitetin dhe shëndoshë institucionalisht institucionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

 

2.Metodologjia e Vëzhgimit

  • SHKD ka nisur monitorimin e punës së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ) ku do të përqendrohemi kryesisht në aktet dhe vendimet e rregullta, por edhe në zbatimin e kodit të ri zgjedhor (votimi preferencial, përdorimi i teknologjisë etj.).
  • SHKD ka filluar procesin e vëzhgimit në nivelin e KZAZ-ve në 10 Bashki duke u përqëndruar në vëzhgimin e procesit të përgatitjes së zgjedhjeve (dita para zgjedhjeve) duke vendosur 30 vëzhgues afatgjatë. Vëzhguesit afatgjatë do të koordinohen me selinë në Tiranë përmes Koordinatorit te vezhgueseve Afatgjatë. Këta vëzhgues jane trainuar dhe kane filluar të monitorojnë KZAZ-te ne Bashkite respektive, 1 muaj para ditës së zgjedhjeve. Çdo KZAZ në bashkinë respektive do të monitorohet nga një vëzhgues afatgjatë dhe qe do te pregatiten raporte  rreth gjetjeve te tyre dhe problematikave te mundshme. Gjithashtu vezhguesit afatgjate do te monitorojne edhe fushaten elektorale te partive politike dhe kandidateve ne keto 10 Bashki.
  • SHKD do të angazhojë për monitorimi e procesit të votimit në ditën e zgjedhjeve,28 vëzhguesëve afatshkurtër të lëvizshëm tëcilët do të vëzhgojnë në Ditën e Zgjedhjeve në 10 Bashki ku secili vëzhgues do të mbulojë 8 deri ne 10 qendra votimi në një KZAZ. Dhjetë bashkitëe përfshira në procesin e monitorimit janë përkatësisht: Tirana, Kukësi, Laçi, Gjirokastera, Fieri, Elbasani, Tropoja, Kucova, Kamëza dhe Vora.
  • Të gjithë vëzhguesit e angazhuar për monitorimin e këtyre zgjedhjeve nga SHKD kanë firmosur deklaratën e paanësisë si dhe kodin e sjelljes së vëzhguesit të pavaruar.
  • SHKD do të vëzhgojë gjithashtu edhe procesin e numërimit të votave në të gjitha qendrat e numërimit të 10 bashkive përmes vëzhguesve të pavarur gjatë numërimit. Edhe vëzhguesit afatshkurtër të cilët do të monitorojnë në ditën e votimit dhe në numërimin e votave do të trajnohen nga ekspertet dhe ekipi ktyesor i SHKD-së.
  • Gjatë periudhës së monitorimit SHKD do të publikojë edhe raporte mbi ecurinë e procesit zgjedhdhor si dhe gjetjeve nga ekspertët dhe vëzhguesit afatgjatë të vendosura në 10 bashkitë e vendit.
  • Një raport i ndërmjetëm do të publikohet për të informuar publikun dhe mediat gjatë vëzhgimit. Një ditë pas zgjedhjeve, një deklaratë e gjetjeve paraprake do të prezantohet në një konferencë për shtyp. Një raport përfundimtar që përmbledh vëzhgimin dhe bën rekomandime për përmirësime do të publikohet afërsisht dy muaj pas përfundimit të procesit zgjedhor.
  • Gjatë ditës së zgjedhjeve do tëorganizohen edhe disa konferenca për shtyp live ku do të informojmë publikun mbi ecurinë e votimit si dhe parregullsitë e vëzhguara nga vëzhguesit afatshkurtër të SHKD-së.

 

3.Hapja e FushatësZgjedhore

  • Nisja e fushatës zyrtare është rasti që partitë politike dhe kandidatët t’i përqendrojnë debatet e tyre te programet përkatëse politike dhe reformat që synojnë të paraqesin për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve.
  • Zgjedhjet transparente, gjithëpërfshirëse, të lira dhe të ndershme, si dhe respektimi i rezultatit të tyre, janë të rëndësishme për të siguruar legjitimitetin e Asamblesë dhe qeverisë së re. Ne kemi besim se të gjitha institucionet përkatëse shqiptare dhe aktorët politikë do të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
  • SHKD i inkurajojmë qytetarët e Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, duke respektuar të gjitha masat kundër pandemisë COVID-19.
  • SHKD iu bën thirrje forcave politike dhe institucioneve shtetërore të angazhohen në maksimum për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në vazhdim, në të gjithë elementët e vet. Kujtojmë se kryerja e një procesi zgjedhor me standarde dhe integritet, përveçse një detyrim madhor ndaj qytetarëve shqiptarë, është edhe një nga parakushtet për vazhdimësinë e procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

 

4.Falenderime

 

  • SHKD falënderon të gjithë institucionet, lokale e qendrore, me të cilat ka bashkëpunuar dhe marrë informacion deri në këtë moment; administratën zgjedhore, duke filluar me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si dhe të tjerë organizma e bashkëbisedues që kanë asistuar në mbledhjen e informacionit.

 

  • SHKD gjithashtu falënderon mbështetësit financiarë të këtij Aksioni Vëzhgimi, pa mbështetjen e të cilëve nuk do të kishte qenë i mundur një aksion vëzhgimi në një shkallë të tillë. Aksioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve prej SHKD për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të 25 Prillit 2021 mbështetet financiarisht nga: Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC .