Shoqata “Malësia e Madhe” në USA mbështet akademikun Frashër Demaj: Gjithnjë ka...

Shoqata “Malësia e Madhe” në USA mbështet akademikun Frashër Demaj: Gjithnjë ka afirmuar vlerat shtetërore e kombëtare në Europë dhe SHBA

154
0

Kryesia e shoqatës “Malësia e Madhe” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehet e indinjuar me sulmet e pabaza ndaj akademikut Frashër Demaj. Në një deklaratë për mediat, kryetari i kësaj shoqate Ruzhdi Gjokaj bën të ditur se  profesori e ka dëshmuar katërcipërisht së në shkrimet e tij brenda dhe jashtë Kosovës nuk ka asnjë fjali që denigron historinë e shqiptarëve, përkundrazi ai gjithnjë ka afirmuar vlerat shtetërore e kombëtare në Europë dhe SHBA.

Deklarata e plotë

“Ne … jemi tepër të indinjuar lidhur me sulmet e pa baza, gënjeshtrat dhe linçimet që janë bërë këto ditë ndaj akademikut Frashër Demaj. Profesori e ka dëshmuar katërcipërisht së në shkrimet e tij brenda dhe jashtë Kosovës nuk ka asnjë fjali që denigron historinë e shqiptarëve. Përkundrazi ai gjithnjë ka afirmuar vlerat shtetërore e kombëtare në Europë dhe SHBA. Ne jemi plotësisht të bindur që si që e thotë edhe vet akademiku se këto sulme janë të orkestruara nga qarqe antikombëtare që po i fyejnë figurat kombëtare si: Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, Shën Tereza, Ibrahim Rugova, Adem Jashari… Këta janë faqezinjtë të cilët kohë më parë u deklaruan se “serbët në Kosovë nuk i ka vrarë Shoqnia kulturo-artistike Hajdar Dushi por i ka vrarë UÇK”.

Andaj duke njohur vlerat shkencore dhe patriotike të Frashër Demaj, shprehim përkrahjen tonë të pa rezervë dhe gjykojmë me forcë sulmet primitive ndaj tij”-thuhet në qëndrimin e kryesisë së shoqatës “Malësia e Madhe” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

loading...