Aktualitet

Shoqata “Malësia e Madhe” në Amerike dhuron buzëqeshje për familjet e tre shtëpive të djegura në Bajzë të Kastratit M.Madhe

By vizional

September 06, 2020

Dalëngadalë por, po rrisin shtat çdo ditë tre shtëpi të reja në lagjen Delaj të Bajzes së Kastratit. Pak kohë më parë qëne djegur tre shtepi, të tre familjeve Delaj , këtu në Bajzë të Kastratit M.Madhe. Mediat e ndryshme, ku përfshihen edhe tv Kopliku dhe revista “Fjala” me zërin e tyre e sensibilizuan ato ditë këtë ngjarje të dhimbshme për tre familje malësore. Dhe natyrshëm, ashtu siç e ka zakon Malësia, të gjithë u ngritën dhe po të gjithë po japin kontributin e tyre në këtë drejtim. Dhe ja, tashmë po ndertohën shtepi të reja për këto tre familje.

Kësisoj herë pas herë trokasin njerëzit më zemër të madhe për të kontribuar për këto familje . Kështu edhe në paradrekën e së shtunës erdhen dy mysafirë nga Mali i Zi. I pari ështe Ruzhdi Gjokaj, malësor nga Tuzi me banim në Amerikë, kryetar i Shoqatës “Malësia” në Amerikë, dhe politikani i njohur malsor Nikollë Camaj. Këta të dy mysafirë janë pritur jo vetëm nga familjaret e tre familjeve, por edhe nga kryetari i Bashkisë Tonin Marinaj dhe zëvëndëskryetari Sytki Ndrecaj. Qëllimi i ardhjes se dy burrave fisnik Malësor ishte dorëzimi i tre zarfave me nga 2 mijë dollarë Amerikanë për tre kryerfamiljarët e shtëpive të djegura.

Në këtë takim të ngrohtë dhe miqësor familjarët kanë falënderuar mysafirët për mbështetjen e dhënë, ndërkaq dy mysafirët kanë vlerësuar faktin se tashmë nuk ka kufi që i ndan vëllezërit e një gjaku, ndaj përherë do jemi pranë njëri- tjetrit. Në këtë linjë mendimi ka qenë edhe kryetari i Bashkisë Tonin Marinaj, i cili ka falenderuar dy malësorët nga Tuzi për këtë dhuratë të bërë familjeve të shtëpive të djegura.