Shoqata Komuniteti Shqiptar në Itali, ka filluar aplikimet e platformës SH.K.O ( shërbime konsullore on-line )që nga data 01.05.2017, ditë kur sportelet e Konsullatës së Përgjithshme shqiptare në Milano u mbyllën mbasi çdo shërbim konsullor do të aplikimet on-line. Në njoftimin e saj, kjo shoqatë bën me dije se të gjitha shërbimet ( 39 ) emigrantët shqiptarë mund ti kryejnë pranë shoqatës “Komuniteti shqiptar”, në adresën: Rruga Rua-Sovera N.75.Brescia, ndërkohë që mund të kontaktojnë edhe nëpërmjet numrit celular: 3887526774. “Pranë shoqatës tonë ju do të gjeni një shërbim të kulturuar, por mbi të gjitha veprime të shpejta dhe konkretizim të praktikave në kohë sa më të shpejtë. Gjithashtu ju përsërisim se shoqata jonë ka nën juridiksionin e saj zgjidhjen e të gjithave praktikave që kanë lidhje me Questurën si soggiorno, carta-soggiorno dhe probleme të tjera të ndryshme. Shoqata Komuniteti Shqiptar në Itali, ka qenë, është dhe do të mbetet shoqata e juaj, ajo ka marrë përsipër integrimin e plotë të çdo familje dhe individi shqiptar emigrant në jetën e përditshme në shoqërinë Italiane”-thotë presidenti I Shoqatës Ahmet Bendo.